Skip Navigation or Skip to Content
X
HERMETIK mb.libr.
1. I mbyllur mirë, që nuk lejon aspak të kalojë ajri ose diçka tjetër; i padepërtueshëm (për enë, dhoma etj.). Enë hermetike. Kazan hermetik. Derë (dhomë) hermetike. Mbyllje hermetike.
2. fig. Që nuk merret vesh se çfarë shpreh, që ka një gjuhë shumë të vështirë ose ide e figura shumë të errëta e të pakuptueshme, që është i paqartë dhe shumë i vështirë për t'u kuptuar; që nuk e zbulon veten, që s'e kupton dot ç'ka, i mbyllur. Letërsi hermetike. Vepër (poezi) hermetike. Varg hermetik. Njeri hermetik.