Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HESHTAZI

    ndajf.
    1. Pa folur aspak; pa nxjerrë asnjë zë nga goja, në heshtje. E shikonte (e dëgjonte) heshtazi. Lexon heshtazi. E qortoi heshtazi. Qante heshtazi. U ndanë heshtazi.
    2. Pa bërë zhurmë. Shiu binte heshtazi.
    3. edhe fig. Pa folur e pa u ankuar; pa bërë fjalë, pa kundërshtuar fare, pa e ngritur zërin për diçka të padrejtë. I bindej heshtazi. E pranoi heshtazi.
    4. fig. Pa ia vënë veshin diçkaje, pa i kushtuar vëmendje, në heshtje. E kaloi heshtazi.