Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HESHTJE

    f.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes HESHT.
    2. Qetësi, mungesë e çdo zëri, tingulli a zhurme. Heshtje e plotë (e thellë). Heshtje e gjatë (e shkurtër). Heshtje varri. Një minutë heshtje. Theu (prishi) heshtjen. Ra në heshtje. Dëgjonin në heshtje.
    3. gjuh. Ndalesë, pauzë. Pikat e heshtjes.

      Shprehje

      • E lë në heshtje diçka nuk e prek, nuk e zë në gojë a nuk e përmend; nuk merrem me një çështje për ta zgjidhur, e lë mënjanë.