Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HESHTUR

    mb.
    1. Që nuk flet shumë, që nuk është i prirur të flasë; që nuk nxjerr zë. Njeri (djalë) i heshtur. Grua e heshtur. Është (rri) i heshtur.
    2. Që është i qetë e pa zhurmë, që ka qetësi. Rrugë e heshtur. Vend (pyll) i heshtur. Qytet i heshtur. Shtëpi (dhomë) e heshtur.
    3. Që bëhet pa fjalë, që nuk shoqërohet me fjalë; që merret vesh vetvetiu a tërthorazi, që nënkuptohet në heshtje. Marrëveshje (përkrahje) e heshtur. Pohim (pëlqim, miratim, mohim) i heshtur. Pyetje e heshtur.
    4. Që nuk shfaqet, që nuk del në shesh, që është i fshehur ose vepron pa u dukur e pa zhurmë, i fshehtë. Njeri i heshtur. Mall i heshtur. Sëmundje e heshtur sëmundje që nuk ka shenja të dukshme. Luftë e heshtur. Hero i heshtur shih te HERO,~I 1.
    5. Përd. em. m. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Folën edhe të heshturit.