Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HIDHËROHEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Bëhet i hidhur, fiton shije të hidhur. Ishte hidhëruar mielli (djathi).
    2. Më bëhet e hidhur goja, ndiej një shije të hidhur në gojë. M`u hidhërua goja.
    3. fig. Vuaj ose lëndohem shpirtërisht nga një fatkeqësi, nga një padrejtësi, nga fjalët e hidhura që më thotë dikush etj., ndiej një hidhërim; pikëllohem, brengosem, helmohem; kund. gëzohem. U hidhërua shumë (pa masë) kur e mori vesh.
    4. fig. Zemërohem; marr inat me dikë dhe mbaj mëri. Ishin hidhëruar njëri me tjetrin e s`flisnin.
    5. Pës. e HIDHËROJ.