Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HIDHËRUAR

    mb.
    1. Që është bërë i hidhur, që ka marrë shijen e hidhur. Ushqim i hidhëruar. Vaj i hidhëruar. E kam gojën të hidhëruar.
    2. fig. Që është lënduar shpirtërisht nga një fatkeqësi, nga një padrejtësi, nga fjalët e hidhura që i kanë thënë etj., që ka ndier një hidhërim; i pikëlluar, i brengosur, i helmuar; kund. i gëzuar. Nënë e hidhëruar.
    3. fig. I zemëruar; i inatosur, që mban mëri. Ishin të hidhëruar me të.