Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HIPI

    If. kryes. sh.
    1. Njeri endacak, me flokë të gjatë e i veshur keq.
    IIf. sh.
    1. Mullar, stivë me diçka: hipi me dushk.
    IIIjokal.
    1. Ngjitem, shkoj a zhvendosem nga një vend më i ulët në një vend më të lartë; zë vend ose ulem për të udhëtuar mbi një kafshë a në një makinë; / kal. e ngre dikë a diçka dhe e vë më lart, mbi një kafshë, në një makinë etj.; kund. zbres: hipi në pemë; hipi në katin e dytë; i hipi kalit; i ka hipur mbi shpinë; i hipi fëmijët në tren; / v. III ngjitet a fluturon lart: avioni hipi mbi retë.
    2. kryes. v. III, edhe fig., rritet në një shkallë më të lartë, në vëllim a në denduri etj.; rritet vlera a çmimi i diçkaje; rritet a ngjitet në detyrë: ka hipur lumi; hipi vapa; hipi çmimi i frutave; ka hipur kursi i valutës; i hipi temperatura të sëmurit; hipi në përgjegjësi; / kal. ngre çmimin e një malli; e ngre në detyrë a në përgjegjësi; kund. zbres: tregtarët i hipën çmimet; e hipën në detyrë.
    3. v. III (zakonisht me trajtë të shkurtër përemërore) fig. bie në një gjendje shpirtërore të caktuar; më pushton një ndjenjë (zemërimi, inati etj.): më hipi mërzia; i hipi gazi (qejfi, damari).