Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HIPNOTIK

    mb.
    1. Që të sjell gjumë, që të vë në gjumë, gjumësjellës, gjumëdhënës. Lëndë hipnotike. Ilaç (bar) hipnotik.
    2. Që ka të bëjë me hipnozën ose me hipnotizmin, i hipnozës ose i hipnotizmit; që shkaktohet nga hipnotizimi. Gjumë hipnotik. Gjendje hipnotike.
    3. Që është në gjendje hipnoze, që i nënshtrohet hipnozës, që është hipnotizuar. Njeri hipnotik.
    4. si em. ~, ~U m. sh.~Ë,~ËT. Bar (ilaç) që të vë në gjumë.
    5. si em. ~, ~U m. sh. ~Ë, ~ËT. Njeri i hipnotizuar, njeri që ndodhet në gjendje hipnoze.