Skip Navigation or Skip to Content
X
HIQEM vetv.
1. Shkoj nga një vend në një vend tjetër, zhvendosem e ndërroj vendin, largohem nga vendi ku kam qenë; keq. largohem, shporrem. Hiqen anash (mënjanë, prapa). U hoq deri te dritarja (te dera). Hiqu andej! M'u hiq që këtu. Pa m'u hiq njëherë!
2. Kapem pas diçkaje e lëviz pa u ngritur peshë; tërhiqem, zvarritem. Fëmija hiqej pas fustanit të nënës. Hiqej pas murit. Hiqen pas tokës. Hiqet si gjarpri. Hiqet zvarrë (rrëshqanë, barkas, ijas).
3. bised. Shpërngulem nga një vend për t'u ngulur në një vend tjetër. U hoqën nga qyteti (nga fshati). U hoq që këtej. Janë hequr andej prej shumë vjetësh.
4. fig. Largohem nga diçka, i shmangem diçkaje; vet. veta III del jashtë diçka, zhduket. I hiqet sherrit. Hiqjuni asaj pune! mos u merrni me atë punë! Nuk më hiqet nga mendja. Të luftohen e të hiqen nga koka idetë e shtrembra (të gabuara).
5. vet. veta III. bised. Përdoret, blihet a shitet shumë diçka, shkon; pëlqehet. Rakia (birra, vera) hiqej shumë. Ky stof (kjo ngjyrë) hiqet më shumë. Mollët e thara nuk hiqeshin aq.
6. E mbaj veten për dikë, mbahem, e quaj veten, shtirem. Hiqej i zgjuar (i ditur). Hiqej për i madh (për i zoti). Hiqej filozof. Hiqej i sëmurë. Hiqej si mik. Hiqet si shpëtimtar. Hiqen sikur punojnë shumë. Hiqet sikur i di të gjitha. Hiqet sikur nuk kupton. Pse më hiqesh kështu?
7. Dobësohem, tretem (kryesisht në fytyrë). Është hequr fëmija. Janë hequr bagëtitë. Në verë hiqet ca.
8. vet. veta III. Ndërzehet, ndiqet. Hiqet pela. Hiqen lopët (macet, qentë). Hiqet dhelpra.
9. krahin. Shkoj, eci; drejtohem diku. Hiquni udhës lart! Hiqu e shih njëherë!
10. Pës. e HEQ. Hiqen nga shitja. Hiqet nga rendi i ditës. Hiqet urdhri (kërkesa). I hiqet ushqimi. U hiqen mundësitë. I hiqet një vërejtje. * S'të hiqet nga dera dikush shih te DER/Ë,~A. M’u hiq qafe (hiqmu qafe)! shih te QAF/Ë, ~A. Hiqmu (shporrmu) sysh! shih te SY,~RI. S'më hiqet nga rruga (nga udha) shih te RRUG/Ë, ~A. Hiqet zvarrë (rrëshqanë) shih te ZVARRË. Asnjë ashkël nuk i hiqet shih tek ASHK/ËL,~LA.