HISTORI
f. sh.
- vet. nj. Bota, jeta, realiteti në zhvillimin e tyre të pandërprerë. Ligjet e historisë. Rrota e historisë. Revolucionet janë lokomotivat e historisë.
- Tërësia e fakteve e ngjarjeve dhe e dukurive të rëndësishme e të lidhura ndërmjet tyre, që i përkasin së kaluarës së një populli, të një grupi shoqëror a të gjithë njerëzimit; shkenca që studion lindjen e zhvillimin e shoqërisë njerëzore, të një populli etj. Historia e përgjithshme. Historia e vjetër (e mesjetës, e kohës së re, e sotme). Historia e Shqipërisë. Historia politike (shoqërore, ekonomike) e një populli. Historia shumëshekullore (mijëravjeçare). Historia e popujve (e njerëzimit). Përvoja e historisë.
- Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Mësuesi i historisë. Dha provim në histori. Mori dhjetë në histori. Ora e historisë.
- Rruga e lindjes dhe e zhvillimit të pandërprerë të një fushe të caktuar ose të një dukurie të botës, të shkencës a të kulturës; shkenca që studion këtë rrugë zhvillimi. Historia gjeologjike e tokës. Historia e zhvillimit shoqëror. Historia e materializmit (e mendimit përparimtar). Historia e artit (e muzikës). Historia e filozofis ë(e pedagogjisë). Historia e gjuhës shqipe. Historia e letërsisë shqiptari (botërore). Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare.
- Periudhë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, që përfshin kohën që kur kjo shoqëri njihet e dëshmohet me dokumente dhe deri në ditët tona (në kundërvënie me prehistorinë). Historia dhe prehistoria e një populli.
- Tërësia e të dhënave dhe e ngjarjeve me rëndësi, që lidhen me dikë a me diçka dhe që e karakterizojnë atë nga ana e jetës dhe e zhvillimit. Ka një histori të gjatë. Nuk e di historinë e tij.
- bised. Diçka që ndodh a përsëritet njësoj ose afërsisht si më parë; po ajo gjë. E njëjta (po kjo, po ajo) histori. Kjo është histori e vjetër (tjetër). E kemi dëgjuar këtë histori.
- Tregim për diçka që ka ndodhur, përshkrimi i ngjarjeve; tregim i shkurtër me ndodhi a ngjarje të vërteta ose të rreme; ndodhi e papëlqyeshme. Histori gazmore. Histori e lashtë (e moçme). Histori e hidhur (e papëlqyeshme). Histori e ngatërruar (e koklavitur). Histori të ndryshme. Tregonte histori. Nisi nga historitë.
Shprehje
- U bë histori diçka kryes. keq. u zgjat e u bë tërkuzë diçka, duke e marrë nëpër gojë dhe duke e mësuar të gjithë; u përsërit shumë herë. Historia hesht për diçka nuk ka asnjë të dhënë për një ngjarje a figurë historike, nuk dihet fare gjë për të. Hyri në histori edhe shak. u bë i njohur; do të mbetet i paharruar. Nuk e njeh historia as është parë, as është dëgjuar gjë për dikë a për diçka.