HOP pasth.
1. Përdoret si thirrje, kur flasim për një veprim të menjëhershëm ose kur një lëvizje bëhet shpejt e me vrull; përdoret si thirrje nxitëse a shoqëruese, kur kërcej më nga një vend në një vend tjetër ose kur shtyjmë diçka me vrull. Hop këtu e hop atje. Hop, e gjeti! Hop, u ngrit në këmbë! Kërcen (hidhet) hop e hop. Hop, shtyjeni o shokë!
2. Përd. ndajf. bised. Menjëherë e papritur. Ata, hop, ndaluan! Kur, hop, i doli përpara! Ajo, hop, u zgjua! * Ja hop, ja top (hop, top) të bëhet ç'të bëhet, të dalë ku të dalë; ja fitoj, ja le të humbas. Është hop, top është njeri i lëvizur, nuk rri fare në një vend. Mos bëj hop pa e kapërcyer (pa e hedhur) gardhin! fj. u. shih te GARDH,~I.