Skip Navigation or Skip to Content
X
HOV jokal.
1. Kërcej me vrull e me shpejtësi përpjetë; hidhem diku, kërcej në një drejtim. Hovi përpjetë (lart, përpara, anash). I hovi në qafë iu hodh në qafë. I hovi ndër këmbë i ra ndër këmbë. Hovi nga karrigia. Hovi në ujë. Hovte nga gëzimi. Gjoksi i hovte përpjetë.
2. Turrem me vrull diku, sulem, vërsulem. Hovi jashtë. Hovi në rrugë. Hovni, o burra!
3. fig. Rritet a zhvillohet shpejt; bën përpjetë menjëherë, ngrihet, çohet lart. Hovi gruri (misri). Hovën të lashtat. Hovi bari. I hovi shumë shtati.
4. edhe kal. Shkoj shpejt nga poshtë lart, kërcej në një vend më të lartë nga ai ku jam, ngjitem me vrull diku; ngjitem, hipi; kund. zbres. Hovi lart; I hovi kalit. I hovi pemës. Hovi në çati. Hovi në kalë. Hovi në makinë (në tren). Hovi në majë; Hovi shkallët.
5. edhe kal. E kaloj diçka me vrull e i dal matanë, e kapërcej. Hovi matanë. E hovi gardhin (murin). E hovi hendekun (lumin). Nuk e hovi dot. * Hovi përpjetë nga diçka u prek menjëherë, nuk e duroi dot diçka dhe kundërveproi, u hodh përpjetë. I hovi (i hidhet) zemra (gjoksi) përpjetë shih te HIDHEM.