Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HU

    Im. sh.
    1. Dru i gjatë e i fortë, që zakonisht ngulet në tokë dhe shërben për të mbajtur një gardh etj.: rri (mbeti) si hu gardhi u shastis më këmbë; nuk mbahet gardhi me një hu (fj. u.); / goditje me këtë dru, dajak: hëngri hu.
    2. Edhe si mb., fig. bised. njeri kokëtrashë; gdhe, lloz: është fare hu.

      Shprehje

      • E bën dy (tre) hunj e një purtekë (e një thupër) (një punë) e bën shkel e shko; bredh hu më hu bredh lart e poshtë; bredh kot; (është) i hurit dhe i litarit është keqbërës i pandreqshëm, është si bandit; nuk lidhet në një hu është i lëkundshëm, anon herë nga njëra anë e herë nga tjetra; ngul hunj e shkul hunj bën punë të kotë; tallet me të gjithë; shkojnë hu më hu kanë marrëdhënie shumë të këqija, shkojnë keq.
    IIm. sh. vjet.
    1. Masë drithi që shkonte nga 10 deri në 15 kg. / nj. shpërblimi në drithë që jepej si qira për një kafshë pune etj.: i kishte dhënë qetë me hu.