Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HUALL

    m. sh.
    1. Zgavër e vogël prej dylli, që bëjnë bletët për të grumbulluar mjaltin në zgjoin e tyre ose grerëzat për të vendosur vezët; pjesa e dylltë me zgavra të vogla në radhë të rregullta, që u shërben bletëve për mjaltin ose si fole, pite dylli. Huall i zbrazët (i thatë). Huall bletësh. Hojet e pites. Hoje grerëzash. Hoje me mjaltë. Mjaltë hojesh.
    2. përd. mb. Shumë i ëmbël, mjaltë. Ky rrush ishte huall.

      Shprehje

      • E ka gojën huall flet ëmbël, është gojëmjaltë.