HUMANIST
Im. sh.
- Përfaqësues a përkrahës i humanizmit. Humanist i shquar. Humanistët e kohës së Rilindjes. Studimet (veprat) e humanistëve.
- Ai që mban qëndrim njerëzor e fisnik, ai që tregon dashuri të thellë ndaj njerëzve dhe kujdeset për mirëqenien e tyre; ai që u është kushtuar ideve të humanizmit. Humanist i vërtetë (i sinqertë). Ndjenjat e një humanisti.
IImb.
- Që ka të bëjë me humanizmin ose me humanistët, që është karakteristik për humanizmin ose për humanistët, i humanizmit ose i humanistëve. Lëvizja humaniste. Dijetarët (shkrimtarët) humanistë. Artist humanist. Fryma humaniste. Idetë humaniste. Njeri humanist.