HUNDË
f. sh.
- Pjesë e dalë e fytyrës, midis syve dhe gojës, te njerëzit e te kafshët, që shërben si organ për të nuhatur dhe për të marrë e për të nxjerrë frymën: vrimat e hundës; shami hundësh; shfryu hundët; para hundës së tij shumë afër, para syve të tij; të çan hundët të shpon hundët (një erë e keqe); (flet) me (në, nëpër) hundë (flet) jo qartë, murmurit; (e pi) me hundë e pi shumë (një pije).
- gjeogr. Pjesë e bregut që zgjatet në det; kep.
- det. Bashi i anijes ose i barkës.
Shprehje
- Ia bëri hundët (turinjtë
- ) përshesh; i ra hunda tall. e ndjeu veten të fyer; u zemërua; i ranë pendët; nuk i bie hunda në shesh nuk zihet ngushtë; iu ça (iu hap) hunda (për duhan) nuk duron më pa pirë duhan; i doli nga hundët (për hundësh) (diçka) e pagoi shtrenjtë; nuk di të fshijë hundët mospërf. nuk është i zoti për asgjë; fut hundën (hundët, turinjtë) keq. ndërhyn në një punë që s'i takon; (hëngri) sa i doli për hundësh (nga hundët) hëngri jashtë mase; i hanë (i kruhen) hundët kërkon të zihet a të grindet; e heq (e tërheq) për hunde (për hundësh) (dikë) e sjell vërdallë; e mashtron; ia heq hunda (diçka) e parandien, e nuhat; (tërë, gjithë) hundë e buzë shumë i mërzitur e i zemëruar; hundë më hundë fare afër; ballë përballë; përpara syve; me hundë (me buzë
- ) varur; me hundën përpjetë me mendjemadhësi, me fodullëk; i hyn ndër hundë (dikujt) i afrohet shumë dhe e bezdis; përzihet në punët e tij; e ka hundën të gjatë (të madhe) është mendjemadh; është fodull; e ka hundën të hollë iron. zgjedh shumë, bën naze; e ka hundën në lis mbahet shumë më të madh, është hundëpërpjetë; i kullot hunda lart iron. e mban veten shumë lart; s'e lë hunda të hajë (të kullotë) bar tall. shet mend, vret lart; mbledh hundët (buzët
- ); sikur e ka nxjerrë (e ka qitur) nga hunda (për hundësh) ngjan shumë me prindin; (e priti, i ndenji) me (tërë) hundë (me hundë e buzë, me turinj) (e priti, i ndenji) keq e me inat; qesh nën hundë (nën mustaqe) qesh me të tallur; tallet; nuk sheh më lart (më tutje) se hunda e vet (përtej hundës së vet) është i mbyllur në vetvete; është dritëshkurtër; nuk është i zgjuar; shpohem në hundë (për diçka) e them me bindje të plotë; jam shumë i sigurt; pres kokën; theu hundët (turinjtë
- ) përçm.; i theu hundët (dhëmbët
- ) (dikujt) përçm.; e uli hundën iron. hoqi dorë nga krenaria; i vari hundët (buzët
- ) (një pëllëmbë); ta vjedh hundën midis syve (në mes të syve) është vjedhës i regjur, të qëron të bardhën e syrit; ia zë hunda (diçka) e ndien diçka.