Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HUNDËZ

    f. sh.
    1. Rreth hekuri me thumba të gjatë ose shportë e vogël prej teli, që u vihet kafshëve në gojë për të mos pirë qumësht nga nënat, për të mos kullotur ose për të mos kafshuar. Hundëza e viçit. Hundëza e kecit (e qengjit). Hundëza e kaut (e buallit). Hundëza e qenit. I vë (i heq) hundëzën.
    2. spec. Lëfyti i një mjeti a i një mekanizmi. Hundëza ndezëse. Hundëza e pompës së gazit. Makinë me hundëz.
    3. Hundeja e kalit.
    4. Zvog. e HUND/Ë,~A.