Skip Navigation or Skip to Content
X
HUQ m.sh.bised.
Qëndrim a zakon i veçantë që ka një njeri; shprehi e keqe a ves që i është bërë zakon dikujt. Huq i mirë. Huq i keq ves. Huqet e njerëzve. Huqet e mushkës (e kalit). Njeri (plak) me huqe. E ka huq. Ka huqin e vet. Ka ca huqe. S’i la huqet. I është bërë huq. Ia mësova huqet. * I doli huq (shterpë) shih te DAL. Ia di huqet dikujt a diçkaje e njoh mirë dhe di si të sillem me të. Mori huq e zuri inati, u inatos, u nxeh. Kali i kuq e ka një huq shih te KAL/Ë,~I.
HUQ ndajf.bised.
1. Pa mundur ta godas ose ta prek, kot, bosh (kur qëlloj dikë a diçka). I doli pushka huq. I shkoi shigjeta huq. Nuk i vajti asnjë e shtënë huq.
2. fig. Kot, pa arritur gjë, bosh. I shkoi (i vajti) mundi (puna) huq. I vajti (i doli) huq. I shkoi koha huq.
3. si em. ~, ~I m. Lëvizje bosh kur qëllojmë dikë a diçka. Çfarë huqi i doli kur gjuajti topin!