Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HYJNIZOJ

    kal.
    1. E quaj perëndi ose e vë në një radhë me perënditë, e shoh si qenie hyjnore me fuqi të mbinatyrshme (sipas besimeve të kota e fetare). Hyjnizonin fuqitë e natyrës.
    2. fig. E ngre lart a e lëvdoj shumë, duke e quajtur të përkryer, e ngre në qiell; i thur lëvdata të mëdha një njeriu të shquar; e adhuroj.