IDEAL
m. sh.
- Qëllim i lartë, që mbështetet në bindjen dhe që përbën pikësynimin kryesor të dëshirave, të veprimtarisë e të përpjekjeve të një njeriu, të një grupi njerëzish, të një klase, të një partie etj.; qëllimi më i lartë, që udhëheq luftën, punën dhe gjithë veprimtarinë e dikujt. Ideale të larta. Ideal i përbashkët. Idealet e Partisë sonë. Idealet e popullit. Idealet e komunizmit (e socializmit). Pa kurrfarë idealesh. Për ideal! (betim). Kemi (na frymëzon, na udhëheq) një ideal. Punojmë (luftojmë) për një ideal.
- Diçka që mbahet si mishërim i tipareve më të larta, i vlerave më të mira, i vetive më të përsosura dhe që merret si model; përfytyrim a shëmbëllim i përkryer që kemi për dikë a për diçka. Ideali i së bukurës (i së mirës). Është ideali i tij.