IDEAL II
mb.
- Që mbahet si mishërim i tipareve më të larta, i vlerave më të mira, i vetive më të përsosura, që merret si model; që është shembull i përkryer i diçkaje, shembullor. Burrë ideal. Grua ideale. Marrëdhënie (sjellje) ideale. Dashuri ideale.
- bised. Që është i përkryer e i përsosur, që qëndron mbi të gjithë, shumë i mirë, i shkëlqyer. Jetë ideale. Kushte ideale. Zë ideal. Bukuri ideale. Lojë ideale. Në rastin më ideal në rastin më të mirë, më të përshtatshëm ndër të gjitha rastet e tjera.