Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    INATOSEM

    vetv. bised.
    1. Humbas gjakftohtësinë, durimin etj., zemërohem, nxehem, marr inat. Inatoset shpejt. Mos u inatos!
    2. Më pushton një ndjenjë pakënaqësie, zemërimi, hakmarrjeje a armiqësie kundrejt dikujt, mbushem me mëri për dikë a për diçka, mbushem me inat. Jam inatosur shumë me të.
    3. vet. veta III fig. Shpërthen me fuqi, gjëmon e buçet, tërbohet (për detin, erën etj.) Është inatosur deti (lumi). U inatos era.