IND
Im. sh.
- Fill leshi a pambuku që thuret për se gjeri me majën kur endim: pëlhurës këqyri indin dhe fëmijës prindin (fj. u.).
Shprehje
- Ind e majë fund e krye; i zgjuar, i djallëzuar; (s'është) as për ind, as për majë nuk mjafton a nuk arrin për asgjë; (është) vetë ind e vetë majë ka mbetur i vetëm dikush.
IIm. sh. anat.
- Bashkim qelizash që formojnë një pjesë të caktuar në organizmin e bimëve e të kafshëve dhe që kryejnë funksion të njëjtë: ind muskulor (kockor, dhjamor); inde lidhëse.