Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    INTIM

    mb. libr.
    1. Që ka të bëjë me ndjenjat, me mendimet a me dëshirat më vetjake e më të thella të një njeriu, që lidhet me botën e tij të brendshme; që i takon vetëm një njeriu ose vetëm një rrethi të caktuar njerëzish; që nuk e dinë të tjerët a që nuk u tregohet të tjerëve, që mbahet i fshehtë. Çështje intime. Jeta intime. Takim intim. Mbledhje intime. Flas për gjëra intime.
    2. Që lidhet me ndjenjat e ngrohta të miqësisë, të dashurisë etj., që zhvillohet ndërmjet miqsh të ngushtë, ndërmjet njerëzish shumë të afërt; miqësor, i përzemërt. Marrëdhënie intime. Ndjenjë intime. Temë (motive) intime.