Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    INTONACION

    m. sh.
    1. libr. Ngritja, ulja e forca e zërit, si edhe mënyra e shqiptimit a e theksimit të fjalëve, kur synojmë që të shprehim sa më mirë ndjenjat e qëndrimin tonë dhe të ndikojmë te dëgjuesi; ton. Intonacion kërcënues (urdhërues, nxitës). Intonacion i ngrohtë (i butë). Intonacion habie (talljeje).
    2. gjuh. Ndryshimi i zërit në melodi dhe në ritëm gjatë të folurit, melodia dhe ritmi si organizues të fjalisë; mënyra e shqiptimit që është karakteristike për një gjuhë. Intonacion pyetës (përmbyllës, tregues). Intonacioni i fjalisë. Intonacion në gjuhën shqipe.
    3. muz. Nota fillestare e një pjese muzikore, me një lartësi të caktuar, që jepet me zë a me një vegël para se të nisë të këndohet ose të luhet; tingëllim i veçantë e karakteristik i një pjese muzikore. Intonacion i përpiktë. Intonacionet e muzikës (e këngës) popullore.