JA
Ilidh.
- E përsëritur: ose... ose, a... a: ja vdekje, ja liri; ja fol, ja rri.
IIpj.
- Përdoret kur tregojmë dikë a diçka afër nesh ose që kalon pranë a shfaqet papritur, kur tërheqim vëmendjen për diçka, kur shtojmë, përmbyllim a saktësojmë diçka etj.: ja ku po vjen!; ja si ndodhi...; ja, kjo është e gjitha; ja edhe diçka tjetër; dhe ja më në fund foli.
- Përdoret kur shprehim habi, kënaqësi, zemërim, përçmim etj.: ja ç'na qenka!; ja ç'vete!