JAP
kal.
- I dorëzoj, i zgjat a i vë përpara dikujt një gjë për ta marrë, për ta pasur të tijën, për ta përdorur etj.; i fal dikujt një gjë timen; fig. e pajis me diçka; dhuroj: i dha një gotë ujë; i dha qumësht; i dha dorën; dha armët u dorëzua; i dha një tufë lule; na ka dhënë një roman të bukur; i dha shkollë (dije); jap jetën (gjakun) flijohem, bëhem theror; jap kokën (shpirtin) e do shumë, jep edhe jetën.
- bised. Fejoj ose martoj vajzën me dikë: e ka dhënë në shtëpi (në familje) të mirë; kanë dhënë e kanë marrë kanë lidhje krushqie.
- Ia besoj a ia ngarkoj diçka; ia bëj të ditur, ia paraqit diçka: i jap një punë (një rol); u dha pyetjet (detyrat); dha lajmet; dha sqarime (prova); i dha vendimin; jap urdhër urdhëroj; i jap leje e lejoj; i dha një mësim të mirë; jap besën; jap llogari.
- bised. Nis të bëj diçka shpejt a me vrull; i bie a e qëlloj dikë: i dha një të larë (një të rruar); i dha një grusht (një shuplakë); i dha dru (dajak) e rrahu; e mundi në një lojë; e qortoi rëndë; i dha dërrmën e dërrmoi.
- Nxjerr, prodhoj; arrij diçka; v. III krijon, formon, shkakton a shfaq diçka: dha shumë prodhime (bereqet); jep qumësht (lopa); dha përfundime të mira; jep të skuqur (skuqje); i dha shprehje të re fytyrës.
- fig. Nis menjëherë e me fuqi; lëviz diçka me vrull; shpërthej: ia dha vajit (të qeshurit); ia dha vrapit; i dha trupit mori hov; ia dha një shi (një erë e madhe).
- Krijoj lehtësi a mundësi për të bërë diçka, lejoj të bëhet a të ndodhë diçka (edhe në një varg njësish frazeologjike): i jap shkak (rastin); i jap dorën e ndihmoj; i jap udhë (diçkaje) e zgjidh; i jep jetë; i jep gjallëri e gjallëron; i jap zemër (dikujt) e nxit; i jap ndihmë e ndihmoj; i jap dritë e ndriçoj; i dha shkollë e shkolloi; i dha lirinë e çliroi; i dha bukuri e zbukuroi; i dha fund e përfundoi.
- Shtroj (një drekë a darkë); organizoj e bëj (një shfaqje, një koncert etj.); bëj a krijoj diçka: dha një darkë (një pritje); dha shfaqje; kaq jep ai.
- bised. Ngas një mjet udhëtimi; vë në lëvizje diçka: i jap makinës (veturës); i dha çikrikut; jepi shpejt (majtas).
- bised. Përcaktoj çmimin e diçkaje a moshën e dikujt; paguaj me çmimin që dëshiroj: sa jep ti?; i dha shumë (pak); sa vjet i jep atij?
- Si pasth. përdoret për të nxitur dikë: jepi, forca!; jepini, burra!