Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    JETIM

    Im. sh.
    1. Djalë i vogël, të cilit i kanë vdekur nëna babai ose të dy prindërit; djalë që ka mbetur pa prindër.
    IImb.
    1. Që ka mbetur pa nënë, pa babë ose pa të dy prindërit, që nuk ka prindër. Jetim nga babai. Jetime nga nëna. Mbeti jetim. I la jetimë.
    2. Pa njeri, i shkretë, i vetmuar. E ndiente veten jetim.

      Shprehje

      • Faji është jetim fj. u. keq. përdoret kur askush nuk e pranon fajin, kur askush nuk i del zot fajit.