JONIZIM
m.
- Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve JONIZOJ, JONIZOHET. Jonizimi i ajrit. Jonizim me goditje. Dhoma e jonizimit.
- Dukuria e shndërrimit të atomeve a të molekulave në jone; prania e joneve në një mjedis (në ajër, në atmosferë, në gaz etj.). Jonizimi i atmosferës (i jonosferës). Shkalla e jonizimit.