Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    JUFKË

    f. sh.
    1. kryes. sh. Petë brumi të gatuara zakonisht me vezë, të thara në diell dhe të copëtuara, që përgatiten si zahire për dimër; petë, petarishte, petka. Jufka me gjalpë.
    2. Ëmbëlsirë që bëhet me petë të pjekura në tigan dhe të përvëluara me sherbet; një lloj petulle me sherbet.