Skip Navigation or Skip to Content
X
JUG m.
1. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut; drejtimi në të kundërt të veriut, ana që është në të djathtë kur kthehemi me fytyrë nga lind dielli. Në jug të qytetit (të fshatit).Me dritare nga jugu. Fryn (vjen) nga jugu. Sheh nga jugu.
2. Vend që gjendet në këtë drejtim; banorët e këtij vendi. Jugu i Shqipërisë. Jugu i Ballkanit (i Evropës). Qyteti (bregdeti) i jugut. Detrat (fushat, lumenjtë) e jugut. Banorët e jugut. Poli i Jugut. gjeogr. pika më jugore e rruzullit tokësor. Rrethi Polar i Jugut. Amerika e Jugut. Në jug të vendit.
3. Vend i ngrohtë, në krahasim me vendet e ftohta të Veriut. Dielli i jugut. Nxehtësia e jugut.