JUGOR
mb.
- Që gjendet në jug të diçkaje; që është i viseve të cilat ndodhen në jug; i jugut. Pjesa (ana) jugore. Skaji jugor. Poli Jugor. gjeogr. Gjysmërruzulli Jugor. gjeogr. Tropiku Jugor. gjeogr. Gjerësia gjeografike jugore. gjeogr. largësia e një vendi nga Ekuatori në drejtim të Polit të Jugut. Pika më jugore.
- Që fryn nga jugu, që vjen nga jugu (për erën). Erë jugore.
- Që lidhet me vendet e ngrohta të jugut; që u përket këtyre vendeve; që është karakteristik për vendet e ngrohta të jugut ose për banorët e tyre. Dielli jugor. Ngrohtësi jugore. Netët jugore. Bimësi jugore. Temperament jugor.