KACAFYTEM
vetv.
- Kapem për gryke me dikë, zihem fytafyt me dikë. U kacafytën për vdekje. U kacafytën si qeni me macen.
- Futem në luftë të ashpër për jetë a për vdekje me dikë; përleshem. U kacafytëm me armikun.
- fig. Përballoj me përpjekje një gjendje të vështirë, luftoj me ashpërsi kundër pengesave a vështirësive; përleshem. U kacafytën me vështirësitë (me skamjen). U kacafyt me vdekjen (me sëmundjen).