Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KACAVAREM

    vetv.
    1. I ngjitem një peme, një muri etj., duke u kapur me duar e me këmbë, i qepem; varem (për njerëzit dhe për disa kafshë). Kacavarej në pemë. Kacavaret në mur. Iu kacavar shkëmbit. Fëmijët kacavareshin nëpër dritare.
    2. vet. veta III. I ngjitet një druri, një shkurreje a një bime tjetër me kërcell të fortë, duke iu përdredhur rreth e rrotull (për disa bimë). Fasulet i kacavaren misrit.
    3. fig. I vihem me këmbëngulje një pune, duke përballuar vështirësitë, i qepem e s'i ndahem.