Skip Navigation or Skip to Content
X
KAÇAK m.sh.vjet.
Ai që ikte nga shtëpia, jetonte fshehur si cub (zakonisht në mal) dhe luftonte kundër padrejtësive shoqërore, kundër klasave shfrytëzuese e pushtuesit të huaj. Kaçak mali. Çetë kaçakësh. Doli kaçak. * U bë kaçak dikush ka munguar për një kohë të gjatë; nuk ka ardhur prej kohësh, humbi.
KAÇAK mb.vjet.
1. Që është karakteristik për kaçakun, që është veti e tij, prej kaçaku. Jetë kaçake.
2. Që shitej e blihej kontrabandë (për një mall a për një plaçkë). Mall kaçak. Duhan kaçak.