KAFEINË
f. sh.
- kim. Lëndë e veçantë që gjendet në kokrrat e kafesë e në disa bimë të tjera dhe që ka veti nxitëse për sistemin nervor, për zemrën, për qarkullimin e gjakut etj. Përmban kafeinë. I hoqën kafeinën.
- farm. Bar i lëngët që përgatitet me këtë lëndë dhe që përdoret në mjekësi me injeksione; bised. ampulë me një bar të tillë. I bënë një kafeinë.