Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KALIBËR

    m. sh. tek.
    1. Diametri i brendshëm i një gypi, i grykës së armëve të zjarrit etj.; diametri i predhës ose i fishekut. Armë të kalibrave të ndryshëm. Top i kalibrit të madh. Pushkë (predhë) me kalibër... Mat (përcaktoj) kalibrin.
    2. Vegël e posaçme për të matur a për të kontrolluar me përpikëri të madhe përmasat e një detali. Kalibri i thellësisë. Kontrolloj me kalibër.
    3. fig. libr. Cilësi, vlerë, rëndësi; shkallë. Lojtar i kalibrit ndërkombëtar. Shkrimtar i kalibrit të madh.