Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KALIMTAR

    Im. sh.
    1. Ai që kalon diku rastësisht, ai që kalon në një rrugë ose diku gjetkë. Grup kalimtarësh. Midis kalimtarëve. Vështronte kalimtarët. Qëndrojnë (grumbullohen) kalimtarët. Tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve.
    IImb.
    1. Që zgjat vetëm pak kohë, që nuk zgjat shumë; që kalon shpejt. Gjendje (krizë, vështirësi) kalimtare. Ndjenjë (dhembje) kalimtare.
    2. Që ndodhet ndërmjet, i ndërmjetëm. Periudhë (etapë) kalimtare. Formë kalimtare. E folme kalimtare. gjuh. e folme e një krahine midis dy dialekteve.
    3. gjuh. Që shënon një veprim, i cili kryhet nga kryefjala dhe kalon e bie drejtpërdrejt te një qenie a send, të shprehur me një emër ose përemër në rasën kallëzore pa parafjalë, d.m.th. te një kundrinë e drejtë; që merr kundrinë të drejtë (për foljen); kund. jokalimtare. Folje kalimtare.