Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KALITEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Bëhet më i fortë e më i qëndrueshëm, kur e nxehim shumë dhe i futim menjëherë në ujë të ftohtë (për një metal, për një vegël prej metali etj.). Kalitet hekuri. Giza nuk kalitet.
    2. fig. Bëhem më i fortë duke u stërvitur e duke punuar në kushte të vështira, forcohem; edukohem mirë që të jem në gjendje të përballoj çdo të papritur e vështirësi, çdo ndikim të huaj etj.; çelikosem. U kalitën në zjarrin e luftës (në punë). Kalitet fizikisht (moralisht).
    3. Pës. e KALIT.