Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KALK

    m. sh.
    1. Letër ose pëlhurë e tejdukshme, që përdoret për të kopjuar skica a vizatime të ndryshme, duke e vendosur mbi figurën që duam të kopjojmë. Kopjoj në kalk.
    2. gjuh. Fjalë ose shprehje e re, që krijohet duke përkthyer një për një pjesët përbërëse të një fjale ose të një shprehjeje të huaj. Kalke kuptimore (sintaksore).