KALLAJISUR
mb.
- Që është lyer me një shtresë të hollë kallaji; që është ngjitur me kallaj; që është veshur me një cipë kallaji. Enë të kallajisura. Tigan i kallajisur.
- keq. Që është fëlliqur me baltë, me lyrë etj.; i përlyer. Me buzë të kallajisura.
- fig. Që i është dhënë lustër a është mbuluar me mënyra të ndryshme për të fshehur të vërtetën; që është zbukuruar për të mashtruar dikë. Punë e kallajisur.