KALLAM
m. sh.
- bot. Bimë shumëvjeçare e vendeve të lagështa, me kërcell të fortë, të lartë, të drejtë, me nyja e bosh përbrenda dhe me gjethe të gjata e heshtore; kërcelli pa gjethe i kësaj bime, që përdoret për të mbuluar çatitë, për të bërë tavane, për gardhe etj. Kallam i butë. Fyell prej kallami. Resë (lesë) kallamash. Gardh (mur) me kallama. Kolltuk prej kallamash. I gjatë e i hollë si kallam.
- bot. Shavar, kundje.
- Kërcell bimësh i hollë, i gjatë e bosh përbrenda; diçka e hollë, e gjatë dhe e drejtë si kërcell i fortë. Kallam misri. Kallam fshese. Kallam bambuje. Kallam akulli. Hap petët me kallam.
- Masur për penjë; gjep. Mbështjell në kallam.
- Pipth, pipëz; fyell. I bie kallamit.
- Gëzhoja e plumbit të çiftes.
- Kërciri i këmbës; pjesa e çorapit që mbulon kërcirin e këmbës. E qëlloi në kallam të këmbës. I bëj kallamin çorapit. Përvesh kallamat.
- përd. ndajf. fig. bised. Pa gjë, bosh përbrenda; pa një lek në xhep.
Shprehje
- Kallam sheqeri bot. bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe si të misrit, me kërcell të drejtë e të gjatë, nga e cila nxirret sheqer.