KALLM
m. sh.
- bot. Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të gjatë, të hollë e të fortë, që rritet nëpër moçale dhe përdoret për të bërë tavanet e shtëpive etj., kundje. Tavan me kallma.
- bot. krahin. shih KALLAM,~I I.
- Petës.
- Pjesa e çorapit nga kyçi i këmbës deri në gju.
- Kërcell bimësh i hollë e i gjatë dhe bosh përbrenda; diçka e hollë, e gjatë dhe e drejtë që i ngjan kallamit. Kallmi i parmendës.
- Rrip toke që mbillet zakonisht me perime, vllajë.