Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KAMARE

    f. sh.
    1. Vend i hapur në murin e një shtëpie, zakonisht në të dyja anët e oxhakut, ku mbahen enë e sende të vogla që përdoren përditë (xhezve, filxhanë etj.); dollap i vogël pa kanata në mur; vrimë në mur. Vë në kamare. Hap një kamare. E hapi gojën sa një kamare.
    2. Hapësirë e vogël si dritare në murin midis dy qemerëve të urës.
    3. krahin. Vendi ku pula pjell vezët, furrik.
    4. Kabinë në vapor.

      Shprehje

      • E ka gojën kamare a) e ka gojën të madhe; b) është llafazan i madh, nuk i pushon goja.