Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KAMELEON

    m. sh.
    1. zool. Zvarranik i vendeve të ngrohta, i ngjashëm me hardhjen, që ndërron ngjyrën e lëkurës në përshtatje me ngjyrën e mjedisit ku ndodhet. Llojet e kameleonëve. Si një kameleon.
    2. fig. përb. Njeri i lëkundshëm e me shumë faqe, që ndërron shpesh qëndrimin a sjelljen për të mbrojtur interesat e veta.