Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KANALIZOJ

    kal.
    1. Hap një kanal ose disa kanale për të shkarkuar ujërat në një drejtim të caktuar; pajis me një rrjet a sistem kanalesh ujitëse ose kulluese; bëj kanalizimin e një fushe, të një rruge etj. Kanalizoj ujërat. Kanalizoj fushën (tokat, arat). Kanalizoj rrugët.
    2. fig. Organizoj e sistemoj një punë, një veprimtari etj. në mënyrë të tillë që të mos shpërndahet, por të zhvillohet a të ecë në drejtimin e duhur, i jap një drejtim të caktuar. Kanalizoj përpjekjet. Kanalizoj kërkimet (studimet).