KANAPE
f. sh.
- Ndenjëse e gjatë, zakonisht me shpinëz dhe e veshur, ku mund të rrinë katër-pesë veta ose mund të shtrihet dikush për të pushuar; divan prej dërrase pa dyshek. Rri (shtrihem) në kanape. Fjeti në kanape.
- gjell. Fetë e vogël buke, e lyer me gjalpë ose e mbuluar me një copë djathë, me vezë, me mish etj. Kanape me vezë (me djathë).