KANAT
m. sh.
- Secila nga fletët që mbyllin derën, dritaren a dollapin, flegër; secila nga kapakët e jashtëm prej druri të dritares. Kanata të drunjta. Kanatet e portës (e dollapit). Derë me një kanat. Dritare me dy (me tri) kanate.
- Secili nga krahët anësorë të qerres.
- Secila nga dy anët e gjoksit të një trikoje me kopsa përpara.
- përd. ndajf. Krejt, plotësisht (për derën kur hapet). U hap dera kanat.
Shprehje
- E hapur me të dyja kanatet e hapur krejt, e hapur tejendanë; e hapur për të gjithë.