KANTATË
f. sh.
- muz. Pjesë muzikore me karakter solemn, që këndohet nga një këngëtar a nga disa këngëtarë ose nga kori, të shoqëruar nga orkestra; këngë korale solemne; teksti i kësaj pjese muzikore. Kantatë për kor e orkestër. Kantatë kushtuar Partisë.
- let. Lloj i poezisë lirike me karakter solemn, që është frymëzuar nga një ngjarje e rëndësishme historike.