KANXHË
f. sh.
- Shufër e metaltë me majë të kthyer si grep që shërben për të kapur a për të mbajtur varur diçka, për të lidhur a për të bashkuar vagonë, kova, trarë etj.; shul a kapëse me majë të kthyer, që shërben për të lidhur kanatet e dritareve, për të mbyllur një derë etj.; çengel. Kanxhë hekuri. Kanxha e vinçit. Kanxhat e dritareve. Kanxha e derës. Kap me kanxhë. I vë kanxhën. Lidh me kanxhë.
- Shufër hekuri me majë të kthyer, që përdoret si mashë për të trazuar zjarrin në një furrë; mashë. Tërheq (trazoj) me kanxhë.
- det., vjet. Hekuri i anijes, çengel.
- Këmbalec prej hekuri në trajtën e një gjysmëharku a të një drapri, me dhëmbë të mëdhenj, që e përdorin telefonistët ose elektricistët për të hipur në shtylla. Vë kanxhat. Hipi me kanxha.